Vdes agjenti i yjeve të futbollit Mino Raiola

Shpërndaje lajmin

Menaxheri i famshëm i yjeve më të mëdhenj të futbollit, Mino Raiola është ndarë nga jeta më 30 prill 2022.
Lajmi u konfirmua nga familjarët e agjentit, rreth orës 16:00 të shtunën.
“Ndajmë me pafund dhimbje ndarjen nga jeta të agjentit më të kujdesshëm dhe të mrekullueshëm që ka pasur ndonjëherë futbolli. Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që luftonte për të drejtën e lojtarëve. Si zakonisht, ai na bëri krenarë,” – thuhej në postimin në Instagram-in zyrtar të Raiolës.

 

View this post on Instagram

 
A post shared by Mino Raiola (@minoraiola)

Dy ditë më parë në media qarkulloi lajmi se ai kishte ndërruar jetë dhe më pas u përgënjeshtrua duke thënë se Mino Raiola ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vetë agjenti reagoi i revoltuar përmes një postimi në Twitter ku shkroi se në 4 muaj ishte hera e dytë që e bënin të vdekur.

Current health status for the ones wondering: pissed off second time in 4 months they kill me. Seem also able to ressuscitate.
— Mino Raiola (@MinoRaiola) April 28, 2022
I lindur në Itali në vitin 1967, Mino Raiola ishte një nga agjentët më të rëndësishëm në skenën aktuale të futbollit, duke u praktikuar si i tillë që nga fundi i viteve 1980.
Në vitin 2020, ai u rendit i katërti në botë mes agjentëve, me një xhiro prej 84.7 milionë dollarësh duke mbyllur marrëveshje për shumën e 847.7 milionë dollarëve.
Ai ishte agjenti i disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit, duke përfshirë Erling Haland dhe Paul Pogba.
Raiola ka qenë edhe një kritik i paepur i FIFA-s, për mënyrën se si ky institucion e drejtonte sportin në nivel global.
 
LEXONI GJITHASHTU:

“Më bënë të vdekur 2 herë për 4 muaj”, reagon menaxheri i yjeve të futbollit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *