Vdes një burrë pasi piu një shishe alkool në 2 minuta

0
Shpërndaje lajmin

Një burrë ka vdekur pasi piu një shishe të tërë Jaegermeister në vetëm dy minuta për të fituar një bast prej 10 £ në një dyqan pijesh alkoolike në Afrikën e Jugut.
Banori i zonës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pirë të gjithë shishen e alkoolit dhe është rrëzuar në tokë.
Ai vizitoi dyqanin në fshatin Mashamba në Limpopo dhe mori pjesë në sfidën për të parë se kush mund të pinte më shpejt një shishe.
Pasi u rrëzua në tokë, burri, i moshës 25-30 vjeç, u dërgua me urgjencë në spital ku u shpall i vdekur, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *