Vdes një grua në një tramvaj në Gjenevë
Një grua e vdekur është gjetur në një tramvaj në Gjenevë pasditen e djeshme.
Tramvaji kishte ndaluar në stacionin Cornavin dhe duhej të hiqej nga shërbimi për shkak të një problemi teknik.
Të gjithë pasagjerëve iu kërkua të largoheshin – atëherë u zbulua trupi.
Policia thotë se janë bërë përpjekje për të ringjallur 73-vjeçaren, por ka qenë tepër vonë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa tramvaji u ndal në mes të qytetit – pati ndërprerje në gjithë rrjetin për rreth një orë.