September 24, 2021

Vdes pronari i lokalit në Ferizaj, në janar pati shpërthyer bombola e gazit

Shpërndaje lajmin

Disa muaj pas shpërthimit të madh të një bombole gazi në një qendër tregtare në Ferizaj, ka ndërruar jetë pronari i restorantit “Steak House”, në Ferizaj, Genc Sopa.

Ai pas një trajtimi mjekësor për gjashtë muaj me radhë, në një nga spitalet e Stambollit, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Një gjë të tillë e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Ferizajit, Agim Aliu, përmes një telegrami ngushëllues në llogarinë e tij në Facebook.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restorantit ‘Steakhouse’, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht”, ka shkruar ai.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *