September 18, 2021

Vdes punëtori prej zjarrit, policia arreston përgjegjësin e fabrikës

Shpërndaje lajmin

Policia e Shijakut arrestoi të shtunën përgjegjësin teknik të një fabrike në Maminas pasi zjarri i rënë në fabrikë shaktoi vdekjen e një punëtori.

Zjarrfikëse duke shuar një zjarr. Foto ilustruese:Geri Emiri

Policia e Shijakut arrestoi përgjegjësin teknik të fabrikës së tullave në zonën e Maminasit, e cila u përfshi nga flakët të premten. Një prej punonjësve të fabrikës humbi jetën të shtunën në spital, për shkak të plagëve që mori gjatë flakëve.

“Nga zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT, Tiranë”, njoftoi policia mëngjesin e së shtunës.

67 vjeçari me iniciale B.Z. i arrestuar në flagrancë banonte në Tiranë dhe ishte me detyrë përgjegjës teknik në atë që njihet si “Fabrika e re e tullave”.

Zjarri në fabrikë ra të premten rreth orës 11:15 në rrugën dytësore përbri autostradës Tiranë-Durrës, në Maminas. Shërbimet zjarrfikëse të Vorës, Shijakut, Durrësit dhe portit mundësuan evakuimin e personelit dhe shuarjen e flakëve rreth drekës. Shkaqet e zjarrit janë ende të papërcaktuara.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *