Vdiq ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

0
Shpërndaje lajmin

Ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Arben Rugova, ka vdekur të hënën në moshën 52-vjeçare, kanë njoftuar familjarë të tij.
Rugova ishte zyrtar në MPJ që nga viti 2019, ndërsa për më shumë se 10 vjet ishte gazetar në disa mediume vendore.
Varrimi i tij do të bëhet më 21 mars në Hakaj të Plavës në Mal të Zi.
Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.
Ministrja Donika Gërvalla u ka shprehur ngushëllime familjarëve, kolegëve e miqve të Rugovës.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, gazetarit, diplomatit dhe zyrtarit të MPJD-së, z. Arben Rugova. Në emrin tim personal dhe në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shpreh ngushëllimet më të thella për familjen Rugova, kolegët e punës, shokët dhe gazetarët që punuan gjatë bashkë me Arbenin. Arbeni do të mbetet për ne një njëri i dashur, i respektuar dhe punëtor”, ka shkruar ajo në Facebook.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kujtuar veprën e Rugovës derisa u ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve.
 
 
 
 
 
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *