‘Veliaj dhe Duka bashkë për trofeun e Conference League’, thotë gazetari

Shpërndaje lajmin

Gazetari Gerti Çarçani tregoi se kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka do të bashkohen për të dhënë trofeun e Conference League.
Ngjarja do të zhvillohet në një nga sheshet e Tiranës dhe në dijeninë e gazetarit Veliaj dhe Duka do ta japin bashë trofeun siç ndodh në çdo finale europiane.
Me çështjen e kreut të federatës dhe pezullimit të tij, Shqipëria rrezikoi shumë që ta largonte këtë finale, sipas Çarçanit.
Ai tha se merita e vetme e kryeministrit ishte se e lexoi me shpejtësi largimin e mundshëm të një finaleje nga Tirana.
“Nuk mund të vinte një finale në Tiranë me kreun e federatës të pezulluar,” – tha ai ndërsa shtoi se politika ka rrekur të marë benefitet e Conference League.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *