Në një takim me disa banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se nga njëra anë Lulzim Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër.
Veliaj deklaroi se i ka refuzuar lejen e ndërtimit një të afërmi të Lulzim Bashës, duke iu referuar kunatit të tij Erion Isufi.
Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe vetë Basha, i cili tregoi se kunati i tij ka paditur Veliajn në SPAK për këtë çështje.
“Për akuzën që ka bërë sot, ai i afërmi im e ka paditur në SPAK”, tha kreu i PD shkrutimisht pa u ndalur shumë te kjo çështje, ndërsa më pas mohoi akuzat e ngritura për katër vilat e tij./ CNA.al