Veliaj në Pragë, takon kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko: Do vazhdojmë të jemi një nga mbështetësit e palëkudur të Ukrainës

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se përgëzoi homologun ukrainas për guximin e treguar, ndërsa e siguroi atë se mbështetja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë shqiptare në Këshillin e Sigurimit ashtu dhe në NATO nuk do të mungojë.

“E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus.
E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit në OKB dhe NATO. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë të ndihmojë qytetet simotra në Ukrainë dhe qytetarët ukrainas në Shqipëri”, nënvizon Veliaj.
Takimi u zhvillua në Pragë të Çekisë, ku u mbajt Samiti i Qyteteve.
/Abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *