Veliaj nxjerr zbuluar Bashën/ Kunati erdhi në Bashki dhe aplikoi për leje për vilën e pestë

Share

Në një takim me banorë të Laprakës, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka lënë pa përmendur kreun e PD, Lulzim Basha,

Veliaj tha se nga njëra anë Basha flet për varfërinë, e nga ana tjetër aplikon në bashki për të marrë leje për të ndërtuar një vilë tjetër. Sipas tij, kunati i Bashës kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë.

“Kunati i Lulit kishte aplikuar në Bashkinë e Tiranës për vilën e pestë – një pafytyrësi! Ti jep njëherë një kuti me ndihma ushqimore apo një konteiner për familjet e tërmetit. U thashë ta harrojnë lejen për vilën e pestë! Mirë që i shtojnë vilat në vit pandemie, por aplikojnë edhe për një tjetër. Lejen për vilën e pestë do ta marrin vetëm kur të falin një nga katër vilat e tjera. Flasin për varfëri dhe aplikojnë për vila, pafytyrësi”, tha Veliaj.

Basha është përfolur për vilat e tij prej oligarku dhe megjithëse gjithë kohëni ka mohuar./CNA.al


Share

Komente