Veliaj për Euronews: Mbresëlënëse që demokratët nuk votuan Berishën
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka folur për Euronews Albania, pasi fitoi sërish zgjedhjet vendore në Tiranë.
I pyetur se përse Tirana nuk votoi kundërshtarin e tij Belind Këlliçin, i cili premtoi dhe transportin publik falas, Veliaj u shpreh se qytetarët nuk peshkohen me populizëm.
Më tej referuar Sali Berishës dhe Ilir Metës, Veliaj nënvizoi se të dy janë jashtë realiteti.
Sipas tij mbresëlënëse në zgjedhje ishte që demokratët bojkotuan të votonin për Berishën.
“Besoj se qytetarët e Tiranës janë më të empancipuar, më të zhvilluar dhe ndoshta qytetarët që janë zhvilluar ekspozuar më shumë ndaj risive dhe informacionit. Ne mund të propozojmë dhe një qytet pa taksa pa rregulla, por qytetarët nuk duan këtë, qytetarët duan një kryetar bashkie që nuk e nxjerr gishtin por i jep dorën. Qytetarët e Tiranës nuk peshkohen nga populizmi. Autobusi mund të bëhet falas vetëm për studentët. Historia ka treguar se transporti falas është bërë vetëm në Luksenburg.
Meta e Berisha janë dy njerëz që jetojnë në Gjirin e Lalzit, janë në vilat e tyre, hipin në makinat e tyre vijnë në Tiranë dhe mbjellin helm. Zgjedhjet janë për njerëzit që jetojnë me realitetin. Urrejtja e tyre për qytetin, mënyra se si sulmuan vetë selinë e tyre dështoi. PS I mori numrat e vet. Ajo që ndodhi dhe ishte mbresëlënëse ishte se demokratët nuk pranuan të dilni në një votime për shkak se Berisha ka një hall me SHBA”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama në Samitin e KiE: Tërhiqni mbrapsht raportin kundër UÇK-së, për trafik organesh
Elbasan/ Dhunoi prindërit, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim