September 25, 2021

Vëllezërit në Sauk sherr me tre të rinj, përfundon me të plagosur

Shpërndaje lajmin

Tre vëllezër janë përfshirë në një sherr në Sauk mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej tyre.

Roland dhe Oltjan Dako janë të dy jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mësohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me tre persona të tjerë.

Ndërkohë policia njofton se po mbrëmjen e djeshme në një banesë në Don Bosko ka rënë zjarr, por pa dëme në njerëz.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 23:30, në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit H. M., 34 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Pritet akti i ekspertimit të ekspertëve të MNZ-së, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Më datë 17.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim E. S., 26 vjeç, A. M., 25 vjeç dhe S. K., 34 vjeç, pasi në rrugën “Selim Brahja” në Sauk të Vjetër, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit K. D., 30 vjeç, E. D., 23 vjeç dhe R. D., 27 vjeç (vëllezër).

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë me sende të forta shtetasit K. D dhe E. D, si dhe është dëmtuar me mjet prerës shtetasi R. D, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. H., 36 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin K. D.
Punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *