Vendet e BE-së do e ndihmojnë Ballkanin me vaksina kundër COVID-19

Share

Presidenti  i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula van der Leyen thanë se BE do të mund t’iu sigurojnë vaksinat edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja e Komisionit, Evropian Ursula von der Leyen tha gjatë një konference online  se pret që vaksinat e para për shitje në tregun e BE-së të marrin autorizimin përkatës në pjesën e dytë të muajt dhjetor, nëse gjithçka shkon sipas skenarit pozitiv.  Von der Leyen u shpreh se disa prej  rezultateve të testeve janë shumë premtuese.

Komisioni Evropian tashmë ka arritur marrëveshje me prodhuesit kryesorë potencial të vaksinës për qindra miliona doza të tyre. Këto do tu ndahen shteteve anëtare në të njëjtën kohë, në mënyrë të barabartë, me të njëjtat kushte. Sasia do të caktohet në bazë të numrit të banorëve. Shtetet anëtare pastaj mund të japin si donacion sasi të këtyre vaksinave vendeve tjera me të ardhura të vogla apo mesatare.

The post Vendet e BE-së do e ndihmojnë Ballkanin me vaksina kundër COVID-19 appeared first on Media .


Share

Komente