“Vendet e G20 duhet të ndihmojnë vendet e varfra kundër pandemisë”

Share

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo u bëri thirrje vendeve të G20 që të ndihmojnë vendet e varfra në luftën kundër COVID-19.

Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo u bëri thirrje vendeve të G20 që të ndihmojnë vendet e varfra në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një fjalim nëpërmjet video-konferencës në hapjen e Samitit të Liderëve të G20 e cila mbahet në organizim të Arabisë Saudite, Widodo u bëri thirrje liderëve të vendeve të G20 që të mbështesin vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në luftën kundër COVID-19.

Pa solidarizimin dhe mbështetjen e G20, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme krahas krizës shëndetësore do të kenë nevojë për një kohë më të gjatë që të shpëtojnë nga pauza ekonomike.

Duke vënë theksin mbi fondin e situatës emergjente dhe mbështetjen me kredi për vendet nevojtare gjatë luftës ndaj pandemisë, Widodo tha se mbështetja financiare do të sigurojë kontribut edhe për furnizimin me vaksinën kundër COVID-19.

Ai bëri të ditur se mundësitë financiare më fleksibël që do të mbështesin fushat e ndryshme nga programet e sigurisë shoqërore e deri në konsumin e brendshëm do të gjallërojnë me shpejt ekonomitë e vendeve në fjalë./AA/

The post “Vendet e G20 duhet të ndihmojnë vendet e varfra kundër pandemisë” appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente