Vendi italian ku nuk hahet ushqim ‘italian’

Shpërndaje lajmin

Të gjithë ata që udhëtojnë në Itali e dinë rutinën. Një ditë duke vizituar muzetë dhe ndoshta pak pazar, e ndjekur nga makarona me shumicë për darkë. Ose, ndoshta një pica, apo edhe rizoto. Sepse kështu hanë në Itali, apo jo?
Njerëzit e liqenit Trasimeno do ju kërkonin të ndryshonit këtë mendim.
Liqeni prej afro 50 miljesh katrorë, i futur në fshatin qendror të Italisë, në rajonin e Umbria-s, është i njohur për pjatat e tij tradicionale që ndryshojnë jashtëzakonisht nga pjatat tipike italiane.
Umbria është e vetmja provincë pa dalje në det në gadishullin italian dhe është e njohur për ushqimin me shumë mish, tartuf, proshuta dhe salçiçe që janë dhe ndër eksportet e saj kryesore.
Edhe peshku në këtë zonë, nuk gatuhet si në gjithë Italinë, madje do të thoshim gatuhet në një mënyrë të pazakontë.
“Unë vij në Trasimeno për ushqim sepse nuk është si askund tjetër në Itali,” thotë Veronica Grechi, një pronare e B&B nga Firence dhe vizitore e rregullt e liqenit.
Ushqimi i liqenit Trasimeno, i cili në fillim mund të duket i papërshtatshëm për turistët e huaj, është në fakt një pjesë e rëndësishme e kulinarisë me të cilën italianët krenohen.
 
Burimi: CNN
 
LEXONI GJITHASHTU:

Italia urdhëron sekuestrimin e jahtit të lidhur me Putinin

Leave a Reply

Your email address will not be published.