Vendim i padrejtë? Të paktën 150 fëmijë në Itali nuk do të kenë prindër ligjërisht

Shpërndaje lajmin

Kryeministrja, Giorgia Meloni i ka bërë thirrje Këshillit të qytetit të Milanos që të ndalojë regjistrimin e fëmijëve të këtyre prindërve, duke rindezur një debat për të drejtat e grupeve LGBTQ.
Xheni Karaj, aktiviste LGBTQ në një intervistë për emisionin Good Morning Albanians në Euroneës Albania teksa e ka cilësuar vendim të padrejtë nënvizoi se 150 fëmijë në Itali nuk do të kenë prindër ligjërisht.
Ndër të tjera ajo nënvizoi se kjo është e papranueshme për  një vend si Italia që është pjesë e BE.
“Janë 150 fëmijë nuk do të kenë prindër ligjërisht. Kjo është shumë e rëndë, sepse ka pasoja ligjore. Nuk ka vetëm dimension moral. Kjo është e papranueshmë për një vend që është pjesë e BE dhe ka ratifikuar shumë konventa që mbrojnë të drejtat e njeriut. Do të ketë përballje me qytetarët.”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU: 

“Abuzimet seksuale e inçestet janë tabu”, pedagogia tregon rastet në RMV
Xheni Karaj: Kur unë të kem fëmijë do e hedh shtetin në gjyq, s’kam rrugë tjetër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *