‘Vendim skandaloz, do e ankimojmë’, Alibeaj për njohjen e Kuvendit të Berishës

Shpërndaje lajmin

“Për mua është një vendim në nivelin e skandalit”. Kështu deklaroi kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj për vendimin e gjykatës për njohjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.
“Për një arsye fare të thjeshtë, gjyqtari i vetë pak kohë më parë ka deklaruar njohjen e veta, dobësinë e vetë në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj, gjyqtari në tejkalim të ligjit ka marrë në shqyrtim çështjen. Së dyti duhet të dini që PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 dhjetor”, u shpreh Alibeaj.
Alibeaj nënvizoi do ta ankimojnë vendimin dhe do të bëjmë kallëzim penal për gjyqtarin e çështjes.
“Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor. Çështja është në apel bashkë me të gjithë provat. Ndaj vendimit të sotëm ne do të shtrojmë ankim, është ende një vendim i pazbardhur. Do paraqesësh një ankim”, u shpreh Alibeaj.
Lajmi në përditësim…The post ‘Vendim skandaloz, do e ankimojmë’, Alibeaj për njohjen e Kuvendit të Berishës first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.