Vendimi i Gjykatës së Lartë për “vulën”, reagon Partia Demokratike
Partia Demorkatike ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë për kthimin në Apel dhe rigjykimin e çështjes së “vulës” së PD-së nga një trup e re gjyqtarësh.
Përmes një komunikatë të shkurtër për mediat, PD zyrtare deklaron se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD-së.
PD shton se kjo çështje do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore sa më shpejt, pa vonesat e atyre që përpiqen të minojnë drejtësinë.
REAGIM I PARTISË DEMOKRATIKE
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes se drejtësisë së vonuar për çështjen e PD. Partia Demokratike mbetet e bindur qe kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata që minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës.
Vijon…