Vendimi i Këshillit Kombëtar: Kandidatët e Berishës regjistrohen si koalicion
Këshilli Kombëtar i PD vendosi që hyrja në zgjedhjet lokale për kandidatët e dalë nga primaret të bëhet me koalicion. Vendimmarrja për llojin e koalicionit dhe partitë përbërëse të tij i lihet në dorë kryesisë së partisë, përveç partive aleate me të cilat Berisha ka firmosur marrëveshje.
Aktualisht janë Belind Kelliçi dhe Flamur Noka që po zhvillojnë negociata me disa parti të tjera për të formuar koalicionin.
Grupi i Sali Berishës dorëzoi në mbrëmje kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore. Kërkesa e depozituar në KQZ është nënshkruar nga Berisha si kryetar i partisë, ndonëse Apeli i dha partinë Alibeajt.