Vendimi për finalet, vlonjatët të pakënaqur, Ferko: I çuditshëm, por ne fitojmë
Flamurtari vijon rrugëtimin drejt Kategorisë së Parë, ndërsa ka një ndeshje decizive përpara e cila luhet të dielën në orën 17:00.
FSHF ka ndryshuar stadiumin ku do të luhet Flamurtari-Korabi, nga Elbasani duke e zhvendosur në ‘Arenën e Demave’ në kryeqytet.
“Natyrisht një tjetër çudi e zotërinjve të FSHF, diçka e pakuptueshme. Dihet shumë mirë që Korabi stërvitet në atë fushë. Dikush vazhdon të mendojë në mënyrë të çuditshme, por historia ka treguar se Flamurtari ka ditur të reagojë, ne do të fitojmë”, tha drejtori i Flamurtarit, Alfred Ferko.
Më tej drejtori i kuqezinjve Alfred Ferko shton se ka besimin e plotë tek skuadra për përmbushjen e objektivit.
“Jemi përgatitur dhe presim ndeshjen me qetësi. Objektivi është kalimi më tej, me gjithë respektin për Korabin. Ne do të kalojmë më tej”, u shpreh ai.
Korabi mposhti Tomorin pak ditë më parë, ndërsa Flamurtari fitoi ndaj Apolonisë. Fituesi i ndeshjes së të dielës do të përballet me vendin e tetë të Superligës, për një biletë në elitë ne futbollit shqiptar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ndeshja me Dinamon, e shitur”-Gazetari: Flamurtari do i drejtohet Prokurorisë
Flamurtari refuzon FSHF-në, nuk pranon dëgjesën publike për Vlora Sport