Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën, Rama: BE hoqi nga vetja njollën e turpit

Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin Këshillit të Ministrave të BE-së për heqjen e vizave për Kosovën.
Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë shqiptare shkruan se ky është një hap i vonuar nga Bashkimi Evropian.
Rama thekson se më në fund BE po heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës.
“Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
 
LEXO GJITHASHTU:

Eklent Kaçi shpallet kampion bote në bilardo, Rama: Wow! Krenarë për këta të rinj
BE miraton vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *