‘Vendoret’, Celibashi: 21 parti politike kanë kërkuar të regjistrohen në zgjedhje

Shpërndaje lajmin

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat tha se deri më tani, 21 parti politike kanë dorëzuar kërkesën e tyre për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Celibashi bëri me dije s e 21 bashki të vendit ende nuk kanë dorëzuar asnjë informacion.
“21 bashki nuk kanë sjellë asnjë informacion në KQZ në lidhje me procesin e njoftimit me shkrim të çdo zgjedhësi. Në lidhje me kërkesat e partive për tu regjistruar, deri tani kanë paraqitur kërkesën për këto zgjedhje 21 parti politike dhe një komitet nismëtar për një kandidat të mbështetur nga zgjedhësit”-tha Celibashi.
Ai dha detaje dhe për fletën e votimit ku tha se do të jetë i shënuar edhe emri i kryetarit të partisë përkatëse politike. Celibashi bëri me dije se po shqyrtohej edhe denoncimi i bërë nga Partia Demokratike për aplikacionin ‘Aktivisti’ dhe se javën tjetër mund të ketë një përgjigje nëse ky aplikacion shkel rregulla të kodit zgjedhor.
LEXONI GJITHASHTU: 

Mijëra dosje, Çika shpjegon vështirësinë për të gjetur bashkëpunëtorët e sigurimit
Shpërthen babai në Greqi: Kam djalin aty, ta paguajnë ata që shkaktuan këtë tragjedi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *