Verifikimi i pallateve të vjetra, auditimi teknik për ndërtesat mbi 50 vjet
Qeveria përmes një projektvendimi pritet të nisë procesin e auditimit teknik të pallateve të cilët kanë më shumë se 50 vite që janë ndërtuar.
Instituti i Ndërtimit pas verifikimeve të kryera nga auditimi do të vendos nëse pallati do të riparohet ose të shembet për tu ndërtuar nga e para.
Nëse për një pallat vendoset për tu riparuar, por vlera është më e madhe apo e barazvlefshme me kostot e ndërtimit të tij nga e para, atëherë do të prishet.
Qytetarët shprehen skeptik për këtë vendim të qeverisë, pasi nuk është dëgjuar asnjëherë zëri i tyre.
“Ne s’kemi asnjë pushtet, jemi skllevër të kohës moderne”
“Po prishen pallatet kot”- shprehen ato.
Inxhineri i ndërtimit, Gëzim Beqaj theksoi se auditimi duhet t bëhet në të gjitha ndërtesat jo vetëm ato që kanë mbi 50 vite që janë ndërtuar.
“Ka shumë faktorë që ndikojnë në amortizimin e një banese apo një vepre inxhinierike. Kemi vepra që janë bërë para 100 viteve”- theksoi Gëzim Beqaj, inxhinier ndërtimi.
Ende mbetet e paqartë se si do të veprohet me familjarët të cilëve do t’iu shembet apartamenti, po ashtu nuk përcaktohet se sa është numri i ndërtesave që do t’i nënshtrohen verifikimit teknik.
LEXONI GJITHASHTU:
25-vjetori i epopesë së UÇK-së, liderët e Kosovës përkujtojnë familjen Jashari
Euro në rënie të lirë, arrin në nivelet më të ulëta në raport me lekun