Vështirësitë e një familjeje shqiptare në mërgim, Pëllumb Kulla sjell “Rrëfenjat e Amerikës”

Shpërndaje lajmin

Përjetime dhe portreti i një familje shqiptare në Shtetet e Bashkuara vjen në botimin e radhës të autorit Pëllumb Kulla. Vështirësitë e emigrantëve shqiptarë në realitetin amerikan përbëjnë thelbin e romanit “Rrëfenjat e Amerikës” nga Pëllumb Kulla.
“Për mua është kënaqësi që bëhet ky promovim i librit tim më të dashur, “Rrëfenjat e Amerikës”, i cili është një roman i tregimizuar me rrëfenja. Kanë historinë e një familje emigrante shqiptare. Libri përmban të gjithë përpjekjet dhe vështirësitë që i vijnë një familje tipike shqiptare. Vështirësitë që ka me gjuhën, huqet amerikane, përbëjnë thelbin e romanit. Ky është botimi i tretë, ka 10 rrëfenja të reja dhe mendoj që do të pëlqehet”, thotë autori.
“Rrëfenjat e reja të Amerikës”, Pëllumb Kulla i sjell këtë vit në Panairin e Librit që u çel më 16 nëntor në Pallatin e Kongreseve. /
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *