April 14, 2021

“Vetë-testet”, nga 7 prilli në çdo barnatore të Zvicrës

Shpërndaje lajmin

Kryerja e testit të koronës vetë dhe në mënyrë të lehtë, në shtëpi, do të jetë e mundur shumë shpejt në Zvicër. Më 7 prill, vetë-testi i parë do të jetë tashmë në farmacitë zvicerane.

Ministru federal i shëndetësisë, Alain Berset e ka bërë të ditur këtë lajm në emisionin “Samstagsrundschau” të Radio SRF.

Fillimi është me një sasi të konsiderueshme, thotë Berset. Megjithatë, ai nuk ka përmendur ndonjë numër specifik të testeve që janë në dispozicion, transmeton albinfo.ch. Sidoqoftë, në fillim të këtij procesi, kërkohet durim.

Strategjia federale e testimit parashikon që çdo person mund të marrë pesë vetë-teste në muaj nga farmacia. Nëse vetë-testi është pozitiv, rezultati duhet të konfirmohet nga testi më i saktë PCR në një laborator.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *