Vetëm 3 sipër tij, Cikalleshi mes sulmuesve më të mirë në Ligën e Kombeve

Share

Tetë gola në po kaq ndeshje të fundit kanë bërë që Sokol Cikalleshi të barazojë në listën e plejadës së bomberëve të Kombëtares, dy emra si Sokol Kushta dhe Igli Tare.

Mirëpo, me katër golat e shënuar në Ligën e Kombeve këtë edicion, sulmuesi kavajas është renditur mes golashënuesve më të mirë për këtë sezon. Në sasi golash, me katër realizime, sulmuesi kuqezi ka deficite vetëm me Erling Haland, Romelu Lukakun si dhe Eran Zahavin.

RENDITJA

Norvegjezi haland ka lënë gjurmë edhe në këtë kompeticion të shtuar rishtazi për Kombëtaret, i cili shërben për të zëvendësuar miqësoret. Erling Haland ka shënuar gjashtë herë me Norvegjinë, duke qenë golashënuesi më i mirë në edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, për fazën e grupeve.

Pas tij, me vetëm një gol me pak, renditet bomberi i Interit dhe Belgjikës, Romelu Lukaku si dhe sulmuesi i Izraelit, Eran Zahavi. Me katër gola, cikalleshi është mes pesë më të mirëve duke bërë njësoj sa lojtarë si Jovetiç, Verner, Fernando Torres etj. bomberi i Kombëtares, i ka shënuar në vetëm 3 ndeshje këto gola.

SUPER FORMË

Në dy ndeshjet finale, Sokol Cikalleshi ishte në listën e Kombëtares për të tentuar dy fitore. Gjë e cila edhe u arrit dhe Shqipëria siguroi vendin e parë. Sulmuesi kuqezi, ia doli që të ishte vendimtar, sidomos në sfidën e fundit përballë skuadrës së Bjellorusisë. Në fitoren 3-2 ndaj kësaj të fundit, bomberi kuqezi shënoi dy herë në fraksionin e parë të sfidës.

Momentalisht, Cikalleshi ka arritur kuotën e dhjetë golave me kuqezinjtë, njësoj sa Sokol Kushta si dhe Igli Tare. Cikalleshi është golashënuesi më i mirë nën drejtimin e Rejas, teksa ka shënuar tetë herë në 15 ndeshjet që ka drejtuar italiani 75-vjeçar.


Share

Komente