Vetëm 85 qytetarë kanë votuar deri në mesditë në katë komunat veriore

0
Shpërndaje lajmin

Në katër komunat në veri të Kosovës po zhvillohet procesi i votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve të komunave.
Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 11:00 të ditës së sotme kanë votuar vetëm 85 qytetarë në këto katër komuna.
“Në Leposaviq kanë votuar 46 votues, në Zubin Potok 7, Zveçan 0 dhe Mitrovicë e Veriut 32 votues”, ka bërë të ditur Valmir Elezi zëdhënës në KQZ.
Të drejtë vote në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë të Veriut kanë 46,556 votues. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *