January 25, 2022

Vetëm katër shtete evropiane kanë më shumë raste se Zvicra

Shpërndaje lajmin

Zvicra ka qenë vazhdimisht për një shkallë më e butë në marrjen e masave shtrënguese, krahasuar me vendet fqinje. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë më miqësore ndaj biznesit dhe ia ka lënë përmbushjen e masave ndërgjegjes së qytetarëve të saj saj më shumë se të tjerët, transmeton albinfo.ch.

Por sa  ka pasur arsye Zvicra për një qëndrim të tillë? Sipas blick.ch, aspak! Këtë e tregojnë tani numrat e rasteve në mbarë botën, të nxjerra nga portale të ndryshme.

Në raport me numrin e banorëve, vetëm disa shtete, si Sllovakia, Republika Çeke, Danimarka dhe Belgjika, kanë raportuar më shumë raste me korona se Zvicra, në shtatë ditët e fundit!

Zvicra ka incidencën dy herë më të lartë se Austria

Në Zvicër, incidenca 7-ditore për 100,000 banorë që nga e mërkura është 746.2. Në Sllovaki  ka 944 raste të raportuara, në Danimarkë, 853.3 raste. Pastaj vjen Zvicra…

Në Britaninë e Madhe, incidenca për shembull, është vetëm 549.5, përcjell albinfo.ch. Gjermania ka 353.0 raste dhe Austria, e cila ishte dukshëm përpara Zvicrës javën e kaluar, ka tani 306.6.

Ndërsa shtete tjera, të përfshira në këtë krahasim, kanë shumë më pak raste. Kështu, SHBA në 100.00 banorë gjatë javës ka pasur 252.1 raste, Italia 206.4 dhe Suedia, vetüem 188.3 raste


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *