Vetëm të pasurit mund të përballojnë të marrin me qira në ndërtesa të reja

0
Shpërndaje lajmin

E studiuar nga Instituti Federal Politeknik (ETH) në Cyrih ka treguar se kur ndërtesat e vjetra të qytetit rinovohen, ose prishen fare për të krijuar vend për ndërtime të reja, qiramarrësit që jetonin atje nuk mund të paguajnë më qiranë në ndërtesën e rinovuar, përcjell albinfo.ch.
Fenomeni, i quajtur ‘zhvendosje’, “është tri herë më i lartë midis të huajve, njerëzve me të ardhura të ulëta, si dhe prindërve të vetëm”.
“Më të dobëtit në shoqëri preken më shpesh se mesatarja, sepse nuk mund të gjejnë strehim në kategorinë e tyre të çmimeve,” zbuloi studimi.
Sipas hulumtimit, qiramarrësit do të duhej të fitonin 3623 franga më shumë çdo muaj që të mund të përballonin apartamentin e rinovuar.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *