November 28, 2021

Vetëvendosja në humbje të thellë në raundin e dytë t[ zgjedhjeve në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Lëvizja Vetëvendosja e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti ka regjistruar një humbje të thellë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Kjo parti ka mundur të marrë vetëm 4 komuna nga 12 ku pati kandidatët, duke e bërë opozitën fituese në shumicën e komunave të Kosovës.

LDK mori Prishtinën pas tetë vitesh me Përparim Ramën i cili ka mundur të fitojë me 51.07 % të votave ndaj ish-ministrit të shëndetësisë Arben Vitia me 48.93%.

LDK mori 7 komuna. PDK ka fituar 9 komuna mes tyre Prizrenin , AAK 5 komuna mes tyre Gjakovën dhe Lëvizja Serbska ka fituar 10 komuna.

Pothuajse çdo parti opozitare veç e veç, ka fituar më shumë komuna sesa Lëvizja Vetëvendosja.

PDK-ja është partia që ka fituar në 9 komuna, duke i marrë LVV-së Mitrovicën e Prizrenit.

PDK-ja ka fituar po ashtu në Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skënderaj, Han të Elezit e Ferizaj.

LDK-ja arriti të fitojë edhe në Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Pejë e Lipjan, ku në këto dy të fundit pa balotazh.

Edhe AAK-ja ka fituar më shumë komuna se sa LVV-ja.

Partia e Ramush Haradinajt fitoi pa balotazh në Suharekë e Deçan, ndërsa sot arriti fitore edhe në Gjakovë, Klinë e Rahovec.

Nga partitë joshqiptare, Lista Serbe ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, ndërsa partia turke, KDTP ka fituar në Komunën e Mamushës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *