Pas thirrjeve drejtuar diasporës për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dal sot edhe me një njoftim për diasporën, shkruan Albinfo.ch.
Përmes këtij njoftimi, Vetëvendosje sqaron afatet e votimit për diasporën derisa paralajmëron se do të dal së shpejti me një video udhëzuese për hapat që duhen ndjekur për të votuar nga diaspora.
Njoftimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
tashmë janë caktuar afatet për regjistrim dhe për votim nga mërgata.
Në grafikën e mëposhtme janë theksuar datat për dy këto procese. Ndërkohë së shpejti do të publikojmë edhe videon me udhëzimet për hapat dhe procedurat që duhen ndjekur nga secili qytetar që voton nga mërgata.