Vetëvendosje sqaron qytetarët: Ja për çfarë nuk ramë dakord me Serbinë
Deputetja e Vetëvendosjes Arbëreshë Kryeziu tha në emisionin Now në Euronews Albania se në takimin mes Kurtit dhe Vuçiç nuk ka miratim të asnjë dokumenti pasi nuk është nënshkruar nga asnjëra palë.
Kryqeziu u shpreh se Vuçiç ka refuzuar ta nënshkruajë këtë dokument, edhe pse ai është publikuar në faqen zyrtare të BE.
Sipas saj në dokumentin 11 pikësh nuk flitet konkretisht për asociacionin, por për 39 marrëveshjet e nënshkruara mes dy vendeve që nuk janë zbatuar.