VIDEO/ Asnjë gjurmë nga 23-vjeçari që vrau efektivin e “Shqiponjave”, RENEA zhvendos kërkimet në një zonë tjetër

0
Shpërndaje lajmin

Forcat RENEA janë zhvendosur në fshatin Havaleas, disa kilometra larg Sulajt, zonë të të cilën banon Azgan Mernica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të Shqiponjave Nevruz Cenalia.
Kujtojmë që ditën e sotme pas një debati mes dy të rinjve se kush do të kalonte i pari në një rrugë të ngushtë në fshatin Baltëz, 23-vjeçari  Azgan Mernica ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të efektivit Cenalia, i cili ishte nisur për të marrë detyrën.

Autori e qëlloi efektivin e policisë në kokë me një plumb. Më pas ai ka lënë makinën te shtëpia e dajës dhe është arratisur duke ikur nëpër ara.
Drejtori i policisë së Fierit, Lorenc Panganika tha se policia ka gjetur makinën e autorit. Policia vijon kontrollet me dron. Policia e Fierit ofron 30 mijë euro shpërblim lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Baltëz, ku mbeti i vrarë efektivi Novruz Cenalia.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Baltëz, ku u vra me armë zjarri, punonjësi i Policisë (jashtë shërbimit), shtetasi N. C., Policia e Shtetit kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit Azgan Mernica, 23 vjeç, banues në fshatin Sulaj”, thotë policia.
Gjithashtu mësohet se vëllai i autorit, Kiri Mernica ndodhet ne burg, raporton Vizion Plus. Ndërsa babai i policit të ndjerë kur ka qënë në punë vite më pare ka patur një situatë, por pa përgjegjësi penale. Aktualisht ai punon nën oficer te salla operative./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *