VIDEO/ Barcelona për “faqe të zezë”, ngec në shtëpi ndaj Kadizit

Share

Barcelona ka treguar edhe sot se është duke kaluar një moment të vështirë, teksa është ndalur në barazim 1-1 ndaj Kadizit.

Ishte Leo Mesi që zhbllokoi sfidën, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32’. Pas kësaj katalanasit vazhduan të krijojnë raste të shumta, por nuk ia dolën të dyfishonin rezultatin. Kur të gjithë mendonin se fitorja ishte e siguruar nga skuadra e Kuman, pas rasteve të shumta, erdhi edhe barazimi.

Në minutën e 89’ Kadiz fiton penallti, e cila u shndërrua në gol nga Fernandez, duke i rrëmbyer kështu barazimin në shtëpi Barcelonës, e cila mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, 5 pikë më pak se Reali i vendit të dytë dhe 8 pikë më pak se Atletiko kryesues.

 


Share

Komente