VIDEO/ “Boom-boom” Cikalleshi, sulmuesi shqiptar realizon dopietë spektakolare

Share

Sokol Cikalleshi ka shpërthyer në Turqi duke shënuar dopietë me Koniasporin. Një fitore dramatike është marrë në transfertën kundër Malatyasporit, me vendasit që ishin në avantazhin 2-0.

Pjesa e parë u mbyll në këto shifra, por në minutën e 72 do të ngushtohej diferenca nga ana e Ismael Diomande. Më pas skena i është lënë Sokol Cikalleshit për të marrë emërtimin “mbreti i ajrit”.

Pas një krosimi të bukur nga krahu i majtë, Cikalleshi ka dhënë një goditje të fortë me kokë për të mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 80. Vetëm katër minuta më vonë sulmuesi shqiptar do të realizonte sërish me kokë për t’i përmbysur shifrat në 2-3. /Sport Ekspres/

 


Share

Komente