Video-Borxh për të paguar borxhet/ Premtimi qesharak i Andrea Manos për qytetarët

Share

Kryetari i Partisë Demokratike të degës Korçë, Andrea Mano ka filluar fushatën derë më derë e shtëpi më shtëpi, nëpër familjet në nevojë.

Mano, apo komandati siç ai ka qejf ta thërrasin pasi i duket vetja sikur është në luftë, nuk ka kursyer aspak premtimet e shumta dhe ndihmat që do të marrin familjet në nevojë pas 25 prillit. Mirëpo, ajo që bie në sy gjatë vizitës në banesën e një familje është se përpos premtimeve të tjera, premton edhe kredi për familjet e reja që të mund të shlyejnë detyrime.

“Do tu japim mundësi familjeve të reja që të marrin kredi që të kenë mundësi të paguajnë detyrimet e tyre”, shprehet Mano.

Po detyrimet çfarë janë në këtë rast? Borxhe, pagesa, shërbime. Pra, Mano i ofron familjeve të reja borxh për të paguar borxhet. Mesa duket me këto premimet për qytetarët, Mano po ja kalon edhe Lulit./CNA.al

 


Share

Komente