VIDEO/ “Bosi” me “Benz” sportiv “fluturon” ne Tiranës, policia nuk e fal

Shpërndaje lajmin

Policia rrugore e Tiranës njofton se nisur nga analiza e kryer nga specialistët për rrugët më me risk, si dhe për drejtuesit e mjeteve që shfrytëzojnë disa akse rrugore për të qarkulluar me shpejtësi të lartë apo për të bërë gara shpejtësie, Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, ka hartuar një plan  masash.
Këto masa konsistojnë në monitorimin e rrugëve interubrane që lidhen me Tiranën, si dhe rrugëve në brendësi të kryeqytetit, me anë të shërbimeve të lëvizshme, duke përdorur radarë, kamera, alkool-testues, dronë dhe mjete të tjera pauniformuara.
Njoftohet se prej mëngjesit të sotëm e deri në këto momente janë 17 leje drejtimi të pezulluara, nga këto 9 për shpejtësi për tejkalim mbi 50 km/h më shumë se sa lejon tabela dhe 8 për shpejtësi për tejkalim mbi 30 km/h më shumë se sa lejon tabela. Gjithashtu janë vendosur 38 masa administrative të caktuara për tejkalim të normave të shpejtësisë, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Janë vendosur 121 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 88 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Monitorimi vijon me lëvizje, në të gjitha rrugët e Tiranës. / /

Leave a Reply

Your email address will not be published.