January 12, 2022

VIDEO/ Celina shënon eurogol dhe i jep fitoren Ipswich

Shpërndaje lajmin

Lojtarët shqiptarë herë pas herë lënë gjurmë në skuadrat e tyre ku luajnë dhe paraqitjet e tyre janë për t’u vlerësuar, të cilët arrijnë të shënojnë gola vërtet spektakolar.

Këtë herë ishte radha e mesfushorit Bersant Celina i cili aktivizohet në ligën e dytë të futbollit anglez me skuadrën e Ipswich.

27-vjeçari ka arritur të shënojë një supergol në ndeshjen që Ipswich zhvilloi kundër Crewe, i cili ishte i pa arritshëm për portierin kundërshtar. Ky realizim nga Celina ka habitur edhe kundërshtarët të cilët ngelën  të befasuar.

Në fund skuadra e mesfushorit shqiptare arriti ta fitonte me rezultatin 2-1. Ky është goli i 4-të për Celinën në këtë sezon me Ipswich.

/f.a/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *