September 24, 2021

VIDEO/ Chelsea ”kockë” e fortë, triumfon ndaj City dhe shkon në finalen e FA Cup

Shpërndaje lajmin

Chelsea është skuadra e parë finaliste në FA Cup, pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Manchester City që është drejt kurorëzimit si kampion i Anglisë. Finalisti tjetër përcaktohet pas duelit mes Leicester dhe Southampton.

Fatet e ndeshjes së sotme i ka vendosur Hakim Ziyech, i cili ka shënuar pas një pasimi te gjermanit Timo Ëerner. Sulmuesi anësor është nga më të kritikuarit për rastet e shumta që ka humbur, por te Chelsea është lojtari përfshirë në më shumë gola (10 rrjeta të tundura dhe 9 asiste).

City tentoi të barazonte, por me Tuchel në stol londinezët kanë treguar se janë kockë e fortë dhe kot nuk kanë shkuar deri në gjysmëfinalet e Champions League. Në duelin e sotëm “Bluve të Londrës” u anuluan edhe dy gola, për pozicione jashtë loje.

Fillimisht Ziyech ishte ai që duhet ta ndalte festën dhe më pas Pulisic në minutat shtesë. Gjithsesi Chelsea në fund triumfoi dhe u kualifikua në finale të FA Cup dhe do tentojë të marrë trofeun. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *