October 28, 2021

VIDEO/ Danimarka feston me poker ndaj Uellsit, “fluturon” në çerekfinalet e EURO 2020

Shpërndaje lajmin

Danimarka është skuadra e parë çerekfinaliste e EURO 2020. Danezët kanë mposhtur Uellsin me rezultatin 4-0 dhe heroi i tyre ishte sulmuesi Kasper Dolberg, autor i dy golave. Në fund realizuan edhe Maehle e Braithwaite.

  • SHIKONI GOLAT E DANIMARKË-UELLS KËTU

Ndeshja e luajtur në Holandë nisi me një sinjal të dhënë nga Gareth Bale, i cili tentoi të befasonte portierin Schmeichel me një goditje nga jashtë zone. Topi shkoi pranë shtyllës pingule.

Danimarka ishte më konkrete dhe pas 27 minutash lojë arriti edhe të shënonte golin e parë, me anë të Dolberg që godit saktë në hyrje të zonës. Festë e madhe në stadium dhe jashtë tij.

45 minutat e para nuk patën gol tjetër, edhe pse Dolberg e kishte një gjysmë rasti. Sulmuesi gjithsesi nuk fali tre minuta nga nisja e fraksionit të dytë të lojës.

Një prej mbrojtësve të Uellsit i bëri një dhuratë Dolberg, i cili pranë portës goditi fort dhe topi shkoi e u ndal në rrjetë. 2-0 dhe për Danimarkën ishte një gol që u jepte mundësi të merrnin frymë lirshëm.

Uellsi nuk e kishte forcën për të reaguar dhe për ta hapur ndeshjen. Danimarka me Maehle realizoi në minutën e 89-të edhe të tretin, kurse në shtesë Braithwaite i vuri vulën pasi u pa me VAR pozicioni i tij.

Tani Danimarka pret të mësojë kundërshtarin në çerekfinale, që do të jetë fituesi i çiftit Holandë-Çeki. Danezët e kanë fituar një herë Europianin, në vitin 1992. /abcnews.al

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *