VIDEO/ Dopietë golash dhe dy asiste, Manaj dhuron spektakël

Share

Sulmuesi i talentuar kosovar, Arb Manaj bëri një hap të rëndësishëm në karrierën në merkaton e verës, teksa kaloi nga Trepça 89, te skuadra e Ligës së Parë turke, Keciorengucu.

Aventura në Turqi po ecën shumë mirë, teksa ditën e sotme sulmuesi 22-vjeçar ka shkëlqyer me paraqitjen e tij.Në ndeshjen që skuadra e tij fitoi 6-0 ndaj Akhisarsporit, Manaj ka shënuar dopietë golash në minutat 18’ dhe 33’. Gjithashtu ai ka dhënë edhe dy asiste në golat e tjerë, fillimisht për Ekinxhi në minutën e 47’ dhe për Jëllmaz në minutën e 54’.


Share

Komente