October 25, 2021

VIDEO/ Driblim dhe topi mes këmbëve, trajneri i Suedisë “tallet” me kolegun

Shpërndaje lajmin

Suedia u eliminua nga Ukraina mbrëmjen e djeshme pas kohës shtesë, por para se të mbërrinin këtu, skandinavëve iu desh të luftonin fort me Poloninë, duke i mundur me shifrat 3-2 pas një ndeshje shumë të fortë.

Përveç luftës në fushë, e njëjtë ishte situata edhe në bankina. Në një moment gjatë ndeshjes, trajneri i Suedisë, Jan Andersson ishte protagonist një momenti qesharak me një nga ndihmës trajnerët e Polonisë.

Ky i fundit shkoi me shpejtësi të merrte topin në bankinë për ta vënë në lojë, por trajneri i Suedisë me dy lëvizje e shpërfytyron, duke i kaluar topin pas këmbëve e i hequr më topin nga duart. Kishte pak nervozitet, por më pas u qetësua gjithçka. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *