October 23, 2021

VIDEO/ Euro 2020: Çeki-Danimarkë çerekfinalja e parë, Holanda në lot

Shpërndaje lajmin

Euro 2020 vazhdon të dhurojë emocione, duele të forta dhe “surpriza”. Gjermania dhe Italia vuajtën përballë Hungarisë dhe Austrisë, por ia dolën të kualifikohen. Ndryshe ndodhi me Holandën, që sot bëri gjithçka keq në “Puskas Arena” të Budapestit, aty ku humbi 0-2 ndaj Çekisë.

Tulipanët e De Boer në shtëpi dhe kombëtarja çeke në çerekfinalet e Euro 2020, Rezultat fantastik për ekipin e Jaroslav Silhavy, që luajti shumë mirë, pati durim, shfrytëzoi daljen me karton të kuq të Matthijs De Ligt dhe shënoi dy golat e fitores brenda 12 minutave.

Pjesa e parë ishte e vakët në raste, teksa ndeshja ndryshoi në minutën e 55-të. Matthijs De Ligt nuk po arrin të evitojë prekjet me dorë, diçka që i ka ndodhur në disa raste edhe te Juventusi, dhe u përjashtua nga lojë me të kuq si lojtar i fundit (VAR).

Tre minuta më parë, Donyell Malen humbi një shans të artë për Holandën. Çekia e shfrytëzoi në perfeksion faktin që ishte me një lojtar më tepër. Në minutën e 68-të erdhi goli me kokë i Tomas Holes, lojtarit të Slavia Prague.

Në minutën e 80-të erdhi edhe goli që vulosi suksesin çek. Sulmuesi i Leverkusen, Patrik Schick veproi bukur në zonë dhe gjeti golin e katërt personal në Euro 2020. 0-2 për Çekinë, që do sfidojë Danimarkën për një biletë në gjysmëfinalen e Euro 2020. Lot dhe zhgënjim te Holanda. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *