VIDEO/ Fantastik Armando Broja, i shënon gol gjigantëve të PSV-së

Share

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Broja, është duke kaluar një moment fantastik te skuadra e Viteses në kampionatin holandez. 19-vjeçari gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 4-t të sfidës që është duke u luajtur ndaj gjigantëve të PSV-së.

Pas asistit të Dasa, Broja nuk fali duke goditur saktë brenda zonës dhe duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, në një transfertë tepër të vështirë, përballë një ndër skuadrave më të mira të kampionatit. Ky ishte goli i tetë në kampionat për sulmuesin e Kombëtares, i cili është shndërruar në një lider te Vitese.

 


Share

Komente