VIDEO/ Fantastik Imobile, Lacio nuk fal ndaj Krotones

Share

Lacio ka triumfuar 0-2 në transfertën në Krotone duke e mundur skuadrën nga zona e Kalabrisë.

 

Bardhekaltërit i janë falur Çiro Imobiles ku rikthehet të  luajë pas disa javësh i infektuar me koronavirus. Bomber italian arriti të shënojë një gol në minutë n e 21-të dhe duke dhuruar një asist për dyfishimin e rezultatit për Hoakin Korrean.

Vlen për tu theksuar se kjo ndeshje ishte gati për tu shtyrë përshkak të kushteve atmosferike që kishte bërë terrenin e lojës pothuajse të pamundur për tu luajtur, por arbitrat e ndeshjes kanë kërkuar vazhdimin e kësaj ndeshje. Lacio me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 14 pikëve.

 


Share

Komente