VIDEO/ Fund dramatik në klasiken Vllaznia-Tirana, ja rezultatet dhe golat e 3 sfidave

Share

Dy barazime pa gola dhe një klasike që pati 5 gola dhe fituese nxori Vllazninë me rezultatin 3-2. Një ndeshje dramatike që i pati të gjitha, edhe hakmarrjen e Ismael Dunga, i cili shënoi në minutën e shtatë shtesë kundër ish-ekipit të tij.

TAKIMET E TJERA – Partizani ishte më kërkues ndaj Laçit dhe pati disa mundësi të mira shënimi, por në fund ndeshja u mbyll në barazim 0-0. Të kuqtë bënë lojën, kurse në krahun tjetër u pa një Laç që në asnjë mënyrë nuk donte të humbiste. Në fundin e pjesës së parë Partizani pretendoi edhe për një penallti. Sa i takon Nëabueze, Partizani e bllokoi mirë dhe sulmuesi nuk ishte i rrezikshëm për portierin Alban Hoxha.

Në Durrës u zhvillua një lojë mjaft e bukur, por nuk pati gola. Teuta u mundua shumë që të dilte me pikët e plota, por në shtëpi nuk po i ecën. Pas barazimit me Skënderbeun, tani barazuan 0-0 me Kukësin. Verilindorët, edhe pse me shumë mungesa, treguan karakter dhe me Lieria mund të kishin shënuar në dy raste. Në një rast trau e shpëtoi portierin Frashëri.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 3
E shtunë, më 21 nëntor, ora 16:45

Vllaznia-Tirana 3-2
Shënues: 
Marku 28′ (pen.), 50′, Dunga 97′ / Muçi 47′, Sasraku 63′
Teuta-Kukësi 0-0
Partizani-Laçi 0-0

Derrick Sasraku ndëshkoi Vllazninë, duke i çuar shifrat në 2-2. Gabim në dalje i portierit Zogovic. Tirana në festë.

Herald Marku bën goleadorin për Vllazninë, duke shënuar me një goditje nga jashtë zone

Ernest Muçi vendos baraspeshën në klasiken e Shqipërisë. Sulmuesi nuk fali i vetëm me portierin

Goli i parë në Vllaznia-Tirana. Vangjeli shkakton penallti dhe Herald Marku tregohet i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit


Share

Komente