January 13, 2022

VIDEO/ “Fundi i botës”! Banorët largohen të tmerruar, hiri pushton gjithçka

Shpërndaje lajmin

Një vullkan shpërtheu në ishullin indonezian Java, duke dërguar një shtëllungë të madhe hiri në qiell, i cili ka mbuluar fshatra të tërë.

Sipas BBC, banorët pranë malit Semeru në Java lindore janë larguar dhe ekipet e shpëtimit po udhëtojnë në zonën e prekur. Agjencia lokale e lajmeve Antara tha se një shi i dendur i hirit vullkanik ka pushtuar gjithcka në zonat përreth.

Ndërkohë autoritetet e kontrollit ajror paralajmëruan kompanitë e fluturimeve se hiri vullkanik mund të ngjitet deri në 15 mijë metra.

Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke ikur ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre, ndërsa ka prej tyre që e cilësojnë këtë si “fundin e botës”. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *