VIDEO/ I tërbon penalltia “fantazmë”, protesta e veçantë ndaj gjyqtarit në Serbi

Shpërndaje lajmin

Një episod aspak normal për një ndeshje futbolli ka ndodhur në Ligën e Dytë të Serbisë. Ditën e djeshme u luajt ndeshje mes Radnicki Piro dhe Trayal, e përfunduar me shifrat 1-1 mes protestash e polemikash.

Gjithçka nisi në minutën e 56, kur arbitri i ndeshjes akordoi një penallti totalisht të paqenë për skuadrën mike. Pas kësaj ka pasur protesta të shumta nga lojtarët dhe stafi i Radnickit, teksa në një moment lojtarët janë afruar pranë bankinave dhe janë ulur.

Pas disa çastesh në atë pozicion ata janë kthyer në fushë dhe kanë lejuar goditjen e penalltisë nga ana e Trayal. Pas shënimit të penalltisë, vendasit e kanë vazhduar protestën e tyre dhe janë ulur sërish në fushë.

Pas disa minutash ata binden të nisë loja dhe vazhdojnë të lëvizin në fushë, teksa ushtrojnë presing në zonën e kundërshtarit dhe arrijnë të gjejnë golin e barazimit në minutën e 81-të, duke e mbyllur ndeshjen ne barazim. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *