VIDEO/ Ibra “show”, Milani i lë “targën” Napolit dhe vazhdon marshimin në krye

Share

Milani mposhti Napolin në “San Paolo” me rezultatin 1-3, duke u rikthyer të rezultatet pozitive pas barazimit në shtëpi ndaj Veronës.

Dopieta e bomberit Zllatan Ibrahimoviç dhe goli në sekondat e fundit nga talenti Hauge, i dhuruan 3 pikë të arta kuqezinjve, që në 8 javët e para të kampionatit kanë arritur të grumbullojnë 20 pikë.

Golin e vetëm për të besuarit e Gatuzos e realizoi Mertens në minutën e 63-të. Vlen të theksohet fakti se vendasit e luajtën për afro 30 minuta me 10 lojtarë, pasi Bakajoko u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 65-të. Në sfidën e radhës kuqezinjtë do të presin Fiorentinës, ndërsa Napoli do të luajë përsëri në shtëpi ndaj Romës.

Lajm i keq për Milanin është fakti se Ibrahimoviç la ndeshjen e dëmtua, teksa u pa në fundin e takimit me këmbën e fashuar.

FT: NAPOLI-MILAN 1-3

Mertens 63′ / Ibrahimoviç 21′ , 55′ , Hauge 90+4′ 

KARTONI I KUQ I BAKAJOKOS: 

GOLI I MERTENS:

GOLI I DYTË I IBRËS:

GOLI I PARË I IBRËS:

 


Share

Komente