VIDEO/ Maltretimi me policat – mërgimtari i drejtohet Kurtit: Pse po na mashtron me sigurimin?

Shpërndaje lajmin

Qeveria e Kosovës, me datë 4 korrik, mori vendim për t’iu paguar policat e sigurimeve bashkatdhetarëve tanë që do të zbarkojnë në vendlindjen e tyre përgjatë kësaj sezone dhe jo vetëm.
Megjithatë, duket se ky vendim ka prapaskenat e veta, që nuk po u pëlqejnë edhe aq mërgimtarëve.
Kjo për shkak, sipas vendimit, atyre do t’u duhet ta kryejnë pagesën prej 20 eurove, ndërkaq, më pas të drejtohen te zyret e sigurimit respektiv, për t’i tërhequr paratë.
Ky itinerar po shihet si maltretim për shumë prej mërgimtarëve. Madje, njëri syresh ka dhënë edhe arsyet pse kjo ide është e gabuar.
Sipas tij, për të siguruar paratë, një mërgimtari që i duhet të heqë dorë nga njëra ditë e pushimit, për të marrë rrugë në kryeqytet. Jo vetëm aq.
Për të shkuar poashtu në Prishtinë, po aq sa është edhe sigurimi, i duhet të shpenzojë edhe derivate.
Kjo gjithmonë nëse ai ka “fatin” ta ketë afër Prishtinën. Nëse rastisë të jetë po e zëmë Dragashi, apo nga ndonjë qytet tjetër kufitar, i bie që shpenzimet të kalojnë paratë e sigurimit.
Ishte vet qytetari gjegjës që përmes një video-adresimi, kritikoi kryeministrin Kurti për gënjeshtër.
Mërgimtari (fytyra e të cilit me kërkesë të të parit është mbuluar), në një moment edhe vendos dokumentin para telefonit, për të treguar se e ka paguar të njëjtën.
“Përshëndetje për kryeministrin tonë të dashur dhe të respektuar që gënjen prej A-së deri në ZH, ai deklaroi se polica e sigurimit do të jetë pa para për mërgimtarët që do të vijnë në Kosovë. Nuk ka pasur nevojë, ashtu-kështu ne kemi dëshirë t’i ndihmojmë shtetit të Kosovës, por kjo është një plaçkë ndaj mërgatës”, filloi ky bashkatdhetar, që para dy ditësh erdhi në Kosovë për pushime.
Tutje ai renditi disa nga arsyet pse kjo mënyrë e lirimit nga pagesa është e gabuar.
“Unë jam ardhur më 08.07.2022 në pikën kufitare në Merdarë, unë i thash sigurimi është pa para, ai tha jo duhet të paguani 20 euro zotëri, nesër ose pasnesër mund të shkoni në Prishtinë, në zyret e sigurimit t’i tërheqni paratë dhe i merrni 15 euro. Pse kryeministër gjithë këtë maltretim? Pse unë prej Ferizajt, dikush prej Pejës, ose dikush prej fundit të Kosovës të shkojnë në Prishtinë e t’i tërheqin 20 euro? Kjo është plaçkë! Sepse ju e dini, asnjë mërgimtar, ju e dini, asnjë mërgimtar nuk shkon në Prishtinë. Nën 1: E humb ditën e parë. 2. Kushton 15 euro ose 20 euro benzina ose nafta. 3. Parkingu 5 euro në Prishtinë. Çka?”, vazhdoi ai i frustruar.
Në fund fare ai i bëri thirrje të ekzekutivit që t’i ndalojë këtë propaganda, duke shtuar se nëse është nevoja paguajnë edhe më shumë.
“Po kjo është një vjedhje e madhe që është duke iu bë mërgatës tonë. Z. Kryeministër, mos bëni kësi propaganda, boll më, boll, deri kur kështu? Më mirë thoni po, 20 euro, ne i ndihmojmë shtetit, edhe më shumë jo veç 20 euro, po me këto (vendos pagesën në kamerë) nuk shkohet kështu”, tha ai për Nacionale.

https:// /wp-content/uploads/2022/07/1.mp4

Leave a Reply

Your email address will not be published.